Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Kronika April 01, 2020 - 10:26

Dje në qytetin e Prizrenit është gjetur pa shenja jete një person, raporton “Zeri.info”

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor të cilit kishin dalë në vendin e ngjarjes, dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.

“Rr. Zanat, Prizren 31.03.2020 - 10:01. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.