Vetëm dje në tërë Kosovën u arrestuan 33 persona që nuk respektuan orën policore

Vetëm dje në tërë Kosovën u arrestuan 33 persona që nuk respektuan orën policore

Kronika April 03, 2020 - 10:45

Në bazë të raportit të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 33 persona në territorin e Kosovës.

Ata nuk e respektuan vendimin e Qeverisë për të mos dalë nga shtëpia pas orës 17:00 deri në orën 06:00.

Qyteti që prin me numrin më të madh të të arrestuarve për shkak të mosrespektimit të dispozitave të Qeverisë është Prishtina.

Më poshtë mund të gjeni arsyetimet e kosovarëve që ranë në pranga për shkak të mosrespektimit të kufizimit të lëvizjes:

Rr. “Zahir Pajaziti”, Podujevë, 02.04.2020-13:30. Është arrestuar i dyshuari
mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe nga kafieneja, në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


Lagjja “Padalishtë”, Graçanicë, 02.04.2020-18:00. Nga njësiti policor në rrugë
janë hasur dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti kalon në procedurë të rregullt.


Rr. “Ahmet Krasniqi”, Prishtinë, 02.04.2020-20:00. Nga Njësiti Policor në
rrugë me veturë është hasur dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk e kishte respektuar urdhrin e Qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit COVID-19. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt.


Rr. “Ahmet Krasniqi”, Prishtinë, 02.04.2020-21:05. Nga Njësiti Policor janë
hasur dhe janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët nuk e kishin respektuar urdhrin e Qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit COVID-19. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt.


Rr. “Bajram Bahtiri” – Prishtinë, 01.04.2020-20:40. Gjatë një pike kontrolli
Njësiti Policor ka ndaluar veturën me targa vendore, të cilën e drejtonte personi mashkull kosovar dhe i njëjti ka poseduar leje qarkullimi nga ATK-ja. I njëjti është arsyetuar se po i dërgon disa gjëra bashkëshortes së tij, e cila është pjesë e stafit mjekësor në QKUK dhe i njëjti është liruar. Më datën e lartcekur në orën 22:00 në Stacion të Policisë është kontrolluar lista e personave që janë në vetëizolim dhe ka rezultuar se i dyshuari i lartcekur është pjesë e asaj liste. Është kontaktuar pala dhe është udhëzuar që të vetëizolohet dhe ndaj tij me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti.


Rr. “Skënderbeu”, Podujevë - 02.04.2020-21:30. Nga Njësiti Policor në rrugë me
veturë janë hasur tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët nuk e kishin respektuar urdhrin e Qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit COVID-19. Me urdhër të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt.

Rr. “Muharrem Ibrahimi”, Gjilan - 02.04.2020-02:40. Janë arrestuar dy të
dyshuar (njëri i mitur) meshkuj kosovarë, pasi kanë kryer veprën e cekur duke lëvizur (në këmbë) në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Me vendim të prokurorin të dyshuarit pas intervistimit dhe kontrolleve mjekësore janë dërguar në mbajtje.


Rr. “Skënderbeu”, Kamenicë - 02.04.2020-13:27. Gjatë patrullimit Njësiti
Policor ka ndaluar dy persona meshkuj kosovarë të fshatit Topanicë, fshat ky i cili është në karantinë. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fsh. “Reshtan”, Suharekë - 02.04.2020-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili së bashku me dy të dyshuar tjerë nga njësiti policor janë hasur duke luajtur dhe duke konsumuar pije alkoolike në oborrin e shkollës, duke mos respektuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes për shkak të virusit COVID-19. I dyshuari i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe i kishte penguar në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit i dyshuari dhe dy policë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. “Sadik Rexha”, Prizren - 01.04.2020-NN. I dyshuari mashkull kosovar është
shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur. Në konsultim me shërbimet shëndetësore emergjente i dyshuari është vendosur në vetëizolim.

“Rruga e UÇK-së”, Rahovec, 02.04.2020-09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull
kosovar, pronar i një kafeneje, i cili së bashku me katër të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë janë hasur në lokalin e të dyshuarit duke pirë kafe, në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.


Fshati Novobërdë, Malishevë - 01.04.2020-18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar
meshkuj kosovarë pasi kanë kryer veprën e cekur, duke lëvizur me veturë në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Të dyshuarit pas kontrolleve mjekësore pasi nuk kanë pasur simptoma të virusit COVID-19 janë liruar në
procedurë të rregullt.


Rr. “Nëna Terezë”, Gjakovë - 02.04.2020-10:40. Është arrestuar i dyshuari
mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe
nga kafeneja, në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


Rr. “Sadik Stavileci”, Gjakovë, 02.04.2020-09:30. Është arrestuar i dyshuari
mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe nga kafeneja, në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. “Xhelal Hajda”, Rahovec - 02.04.2020-17:25. Janë arrestuar dy të dyshuar
meshkuj kosovarë, të cilët pa ndonjë arsye kishin dalë në rrugë dhe nuk kishin respektuar urdhrin për masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Të dyshuarit janë dërguar në QKMF Malishevë, të cilët janë kontrolluar nga stafi mjekësor, që nuk kanë pasur simptoma të virusit COVID-19. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rr. “Mbreti Bardhyl”, Mitrovicë - 02.04.2020 – 14:44. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pa ndonjë arsye kishin dalë në rrugë dhe nuk kishin respektuar urdhrin për masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.


Zubin Potok, 01.04.2020 - NN. Është konstatuar se e dyshuara femër kosovare me vendbanim në Klinë nuk ka respektuar urdhëratë që të qëndrojë në Klinë, pasi që qyteti ka qenë në karantinë. E dyshuara kishte udhëtuar nga Klina në Zubin Potok te bashkëshorti i saj jashtëmartesor. Është vërtetuar se e dyshuara kishte kaluar disa herë kufirin në Bërnjak nga Kosova për në Serbi dhe anasjelltas. Janë identifikuar personat me të cilët e dyshuara ka pasur kontakt, prokurori kujdestar ka urdhëruar
qe personat e lartcekur të vetëizolohen, si dhe është iniciuar rasti.