Gruaja në Malishevë ikën nga shtëpia, pas dhunës nga burri

Gruaja në Malishevë ikën nga shtëpia, pas dhunës nga burri

Kronika May 01, 2024 - 11:00

Një grua në Malishevë dyshohet se ka ikur nga shtëpia dy ditë më parë.

Policia e ka gjetur të njëjtën sot pas mesnate, ndërsa ajo ka njoftuar se është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj.

"Pasi viktima kishte lëndime, është dërguar te mjeku i QKMF-së dhe më pas me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. Lidhur me rastin, deri tani nuk është arritur të sigurohet prezenca e të dyshuarit”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri