Sulmojnë një person për kullosa, arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë

Sulmojnë një person për kullosa, arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë

Kronika May 28, 2020 - 09:37

Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, për shkak se kanë sulmuar fizikisht një viktimë tjetër, po ashtu mashkull.

Përmes raportin 24-orësh Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë dhe incidenti kishte ardhur si pasojë e mosmarrëveshjes për disa kullosa, raporton “Zeri.info”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore. Incidenti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishin të dyshuarit me viktimën rreth disa kullosave të bagëtive”, thuhet në raportin e PK-së.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /Zëri