Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Policia jep detaje për vdekjen e 20-vjeçarit në një aksident në Komoran

Policia jep detaje për vdekjen e 20-vjeçarit në një aksident në Komoran

Kronika June 01, 2020 - 09:33

Një 20-vjeçar ka humbur jetën të dielën, pas lëndimeve të marra në një aksident trafiku në Komoran.

Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe dy motoçikleta.

“Si pasojë e aksidentit dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore, me ç’rast njeri prej tyre ndërron jetë”, thuhet në raport, transmeton “Zeri.info”.

Po ashtu bëhet e ditur se është arrestuar edhe një person në lidhje me rastin. /Zëri