Arrestohet personi që me uniformë policore mashtroi dhe ngacmoi seksualisht një vajzë

Arrestohet personi që me uniformë policore mashtroi dhe ngacmoi seksualisht një vajzë

Kronika June 06, 2020 - 11:41

Policia e Kosovës, dje rreth orës 15:30 ka arrestuar një person nën dyshimin për mashtrim, ngacmim seksual dhe prezantim të rremë.

Sipas Policisë së Kosovës, personi me uniformë policore ka mashtruar një femër duke e ngacmuar seksualisht, përcjell “Zeri.info”.

Me vendim të prokurorit të shtetit pas njoftimit me rastin, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.