Digjet një shtëpi në Pejë

Digjet një shtëpi në Pejë

Kronika June 06, 2020 - 13:47

Mbrëmë rreth orës 00:16 në fshatin Bellopojë të Pejës është djegur një shtëpi në rrethana të panjohura, raporton Zeri.info

Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se në vendngjarje nuk ka pasur persona të lënduar ndërsa zjarrfikësit kanë bërë punën e tyre kurse ekipet policore të Hetimeve kanë dal në vendin e ngjarjes ku janë duke e hetuar rastin.

Po ashtu PK-ja njofton se ekspertët për zjarre pritën të japin vlerësimin e tyre për shkaqet e mundshme të zjarrit.

“Vlera e dëmit mbetet për tu përcaktuar gjatë menaxhimit të vendngjarjes. Viktima L. H. si dhe dy dëshmitarë janë intervistuar dhe është informuar Prokurori Kujdestar ku në konsultim me Prokuror, është hapur rasti Zjarrvënie i cili është duke u hetuar me prioritet”, thuhet në njoftim