Detaje për rastin në Lipjan, ku një person vdiq dhe pesë të tjerë u plagosën

Detaje për rastin në Lipjan, ku një person vdiq dhe pesë të tjerë u plagosën

Kronika July 03, 2020 - 09:23

E plotësuar 9:55

Një i vdekur në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit dhe pesë të tjerë të plagosur mbetën sot në orët e hershme të mëngjesit.

Konflikti ka ardhur si e pasojë e një përleshjeje në mes të dy familjeve, raporton “Zeri.info”.

Nga burimet e “Zërit” mësohet se familjet vijnë nga fshati Ribar i Madh i po kësaj komune.

Me rastin po merren organet e hetuesisë, ndërsa vdekjen e njërit person e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.


Një i vdekur dhe pesë të plagosur në Lipjan

Sot, rreth orës 7:00 të mëngjesit, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit, ku si pasojë e kësaj janë plagosur 6 persona, prej tyre një person ka vdekur.

Rastin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se pas marrjes së informacionit njësitet rajonale për hetimin e krimeve dhe njësitet e tjera për ekzaminim kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 07:00 Policia ka marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Duke u bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk mundur t’u përballojë plagëve të mara nga arma e zjarrit dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti. /Zëri/