Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, Policia e cilëson rastin si vetëvrasje

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, Policia e cilëson rastin si vetëvrasje

Kronika July 03, 2020 - 09:50

Në fshatin Skorrobishte të Prizrenit dje, rreth orës 13:15, është raportuar në Polici se një person është gjetur pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij, raporton “Zeri.info”.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh rastin e ka cilësuar si “vetëvrasje”, ndërsa ka njoftuar se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.