Dy vushtrrias raportojnë kunatën në Polici për dhunë psikike

Dy vushtrrias raportojnë kunatën në Polici për dhunë psikike

Kronika July 06, 2020 - 11:31

Dy meshkuj nga Vushtrria e kanë raportuar kunatën e tyre në Polici për dhunë psikike ndaj tyre.

Veç saj, ata kanë raportuar edhe dy fëmijët e saj për po të njëjtën vepër.

Përmes raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se në vazhdimësi kanë dhunë psikike nga bashkëshortja e vëllait dhe nga dy fëmijët e saj të dyshuar, transmeton “Zeri.info”.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.