Sulmoi viktimën femër me armë të ftohtë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi viktimën femër me armë të ftohtë, arrestohet i dyshuari

Kronika August 11, 2020 - 09:04

Policia e Kosovës raporton se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike, pasi ka sulmuar viktimën femër kosovare me armë të ftohtë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, transmeton “Zeri.info”.