Arrestohet 21-vjeçari në Mitrovicë, i dyshuar për vrasje në tentativë në një kafene

Arrestohet 21-vjeçari në Mitrovicë, i dyshuar për vrasje në tentativë në një kafene

Kronika October 26, 2020 - 09:25

Gjatë ditës së djeshme Policia në Mitrovicë ka arrestuar një të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje në tentativë”.

I dyshuari raportohet të ketë pasur dy ditë më parë një mosmarrëveshje me viktimën në një kafene në këtë qytet dhe për pasojë viktima ka pësuar lëndime, për çka i është dashur trajtimi mjekësor.

“Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në një kafene të Mitrovicës, ku nga hetimet e deritanishme thuhet se si shkak i një mosmarrëveshjeje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit i lënduar ka mbetur viktima mashkull shqiptar, i cili pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK”, thuhet në komunikatën e Policisë.

I dyshuari në këtë rast është H.V., mashkull 21-vjeçar, shtetas i Kosovës.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. /Zëri