Merren me prostitucion, arrestohet një burrë dhe dy femra në Fushë-Kosovë

Merren me prostitucion, arrestohet një burrë dhe dy femra në Fushë-Kosovë

Kronika December 04, 2020 - 10:21

Arrestohet një burrë dhe dy femra për marrje me prostitucion në Fushë-Kosovë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se nga të dyshuarit njëra është shtetase e Shqipërisë.

“Fushë-Kosovë (NN), 03.12.2020 - 13:00. Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar, dy femra, njëra kosovare dhe tjetra shtetas e R. Shqipërisë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë të përfshirë në veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri