Burgim të përjetshëm për burrin që vrau gruan e tij në Kamenicë

Burgim të përjetshëm për burrin që vrau gruan e tij në Kamenicë

Kronika December 04, 2020 - 13:23

Gjykata ka marrë vendim për Nuhi Mavrovqanin nga Kamenica për vrasjen e gruas së tij.

Atij i është shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm, nën akuzat për vrasje të rëndë, shkruan “Lajmi.net”.

Mavrovqani e kishte pranuar fajësinë pjesërisht për vrasjen e gruas së tij, teksa sot aktgjykimi është shpallur nga trupi gjykues në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Rasti kishte ndodhur më 25 korrik në Kamenicë, teksa tanimë i dënuari e kishte kryer aktin me një mjet të fortë. /Lajmi.net