Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

Kronika December 05, 2020 - 10:36

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë.

Lajmin për “Zërin”, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Gashi, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur në mes tri veturave dhe si pasojë e kësaj 3 persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 07:00 në rrugën Nekibe Kelmendi në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 3 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./Zëri