Kryeprokuroria i del në mbrojtje prokurorit Naim Abazi pas kërcënimeve ndaj tij

Kryeprokuroria i del në mbrojtje prokurorit Naim Abazi pas kërcënimeve ndaj tij

Kronika April 14, 2021 - 14:24

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) ka reaguar në lidhje me kanosjen ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi, e cila, sipas ZKPSH-së, vjen si rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga ai gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare si prokuror.

Nga kjo zyrë thonë se rasti është duke u trajtuar me prioritet nga Prokuroria Themelore, që kërcënuesi të marrë dënimin e merituar.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin se kanosja ndaj prokurorit Abazi është duke u trajtuar me prioritet dhe seriozitet të lartë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në mënyrë që kërcënuesi sa më parë ta marrë dënimin e merituar. Më këtë rast Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit qëndron afër të gjithë prokurorëve, duke ua ofruar mbështetjen e plotë për punën dhe përkushtimin e tyre në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e të gjithë kryeseve të veprave penale. Po ashtu Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit siguron opinionin dhe qytetarët se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t‘i zmbrapsin asnjë hap dhe në asnjë mënyrë përpjekjet tona të vazhdueshme për forcimin e shtetit ligjor”, thuhet në njoftimin e ZKPSH-së. /Zëri