Lëndohen shtatë persona në një aksident trafiku në Skenderaj

Lëndohen shtatë persona në një aksident trafiku në Skenderaj

Kronika May 14, 2021 - 21:05

Shtatë persona janë lënduar sot në një aksident trafiku në rrugën lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit dy vetura ishin të përfshira në aksident.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha ai për “Zëri”.