Vdes prizrenasi që u lëndua gjersa po punonte në fushë

Vdes prizrenasi që u lëndua gjersa po punonte në fushë

Kronika May 15, 2021 - 10:31

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Romaja e Prizrenit nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve që i mori nga një lëndim të martën derisa ishte duke kryer disa punë fushe dhe i njëjti ishte rrëzuar nga një lartësi prej 2 metrave.

Sipas Policisë, viktima ishte dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

“Prizren, 11.05.2021-14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke kryer disa punë fushe ishte rrëzuar nga një lartësi rreth 2 metra dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht ndihmën e parë mjekësore e kishte marrë në emergjencën e Prizrenit pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK. Në vendi e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhej në raportin e PK-së.

Ndërkaq, sot në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se viktima ka vdekur gjatë ditës së djeshme.

“Fsh. Romaj, Prizren 11.05.2021 – 14:30. Lidhur me rastin raportohet se me datë 14.05.2021 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjareve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë./Zëri