Një qytetare e Ferizajt e gjen në restaurant një portofol, e dorëzon atë në polici

Një qytetare e Ferizajt e gjen në restaurant një portofol, e dorëzon atë në polici

Kronika May 15, 2021 - 11:26

Një qytetare e Ferizajt ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në një restaurant.

Përmes një njoftimi për media nga Policia kanë bërë të ditur se 21-vjeçarja ka dorëzuar portofolin në stacionin policor të Ferizajt.

Ndërsa, Policia ia dorëzon portofolin personit që e kishte humbur.

“Me datën 14.05.2021 rreth orës 22:20, një qytetare e Ferizajt (F/SH/K), A.K 21 vjeçe, punëtore në restaurantin ‘’Burger King ‘’ tek qendra ‘’ The Village – Shoping & Fun ‘’ në Ferizaj, ka gjetur në këtë restaurant një portofol me para dhe dokumente të humbura. Portofoli i përkiste një (M/SH/K), B.S 23 vjeç. Ajo menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë dhe dokumentet, ( 179.53 euro, 50 denar MKD, 5 lira TR, , letërnjoftimi i RKS-së , patentë shoferi, indexi universitar dhe kartela e bankës)”, thuhet në njoftimin e PK-së./Zëri