Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Foto ilustruese

Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Kronika July 23, 2021 - 09:02

Dje në mbrëmje është arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur.

Sipas raportit 24-orësh, e mitura është intervistuar në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale (QPS), ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar. /Zëri