65-vjeçari nga Kaçaniku gjen një shumë të hollash afër xhamisë, i dorëzon në Polici

65-vjeçari nga Kaçaniku gjen një shumë të hollash afër xhamisë, i dorëzon në Polici

Kronika July 23, 2021 - 11:59

Një qytetar nga Kaçaniku, 65-vjeçari Rrahim Loki, me profesion tregtar, ka gjetur një shumë të caktuar të të hollave afër xhamisë së këtij qyteti.

Të hollat e gjetura Loki i ka dorëzuar menjëherë në Stacionin Policor të Kaçanikut.

Siç bën të ditur Policia, kjo shumë e të hollave deri më tani ende nuk dihet se kujt i takon ose kujt i ka humbur.

“Andaj lusim pronarin e vërtetë të këtyre të hollave të paraqitet në Stacionin Policor në Kaçanik dhe të vërtetohet pronësia e tyre për t’ia dorëzuar ato”, ka thënë Policia në njoftimin për media.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin Rrahim Loki, për gjestin human dhe shembullor që bëri me rastin e dorëzimit në Stacionin e Policisë të të hollave të gjetura. /Zëri