Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në Lupç të Podujevës

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në Lupç të Podujevës

Kronika July 30, 2021 - 21:38

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Lupç të Podujevës.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidentit”, ka thënë Borovci. /Zëri