Arrestohet një 87-vjeçar në Drenas i dyshuar për sulm seksual ndaj të miturës

Arrestohet një 87-vjeçar në Drenas i dyshuar për sulm seksual ndaj të miturës

Kronika October 21, 2021 - 19:29

Sot rreth orës 13:00, Policia në Drenas ka arrestuar një person të dyshuar për veprën “sulm seksual”.

Personi i arrestuar është J.B., i moshës 87-vjeçare, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër të mitur, ka bërë të ditur Policia, transmeton Zeri.info.

“J. B, mashkull 87 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ardhur menjëherë, pasi ankuesja ka bërë denoncimin e rastit. Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për tu proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme./Zëri