Deçanasja arrestohet pasi rrahu nënën, babanë dhe vëllain

Deçanasja arrestohet pasi rrahu nënën, babanë dhe vëllain

Kronika January 14, 2022 - 10:38

Një femër në Deçan është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.

Vënia e saj nën pranga është bërë nën dyshimin për dhunë në familje. Rastin në Polici e ka raportuar nëna e saj.

Ajo ka thënë se vajza e saj në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj dhe dy familjarëve, babait dhe vëllait të saj.

Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.