Shiste kokainë në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari

Shiste kokainë në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari

Kronika June 24, 2022 - 09:19

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bulevardi”, në pranga të policisë ka rënë 27-vjeçari me iniciale V.H., i cili shiste kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë 27-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al