Kapen 300 kilogramë heroinë në Selanik, dyshohet se i përkasin bandës shqiptare

Kapen 300 kilogramë heroinë në Selanik, dyshohet se i përkasin bandës shqiptare

Kronika June 27, 2022 - 08:14

300 kilogramë heroinë janë kapur brenda një vile në Selanik të Greqisë.

Sipas raportimeve të mediave britanike, droga i përket një bande shqiptare.

Lidhur me rastin në pranga kanë përfunduar katër britanikë, të moshave 38, 48, 45 dhe 52 vjeç.

Mediat britanike shkruajne se trafikimi i kokainës nëpërmjet porteve greke është një rrugë e përdorur nga kriminelët shqiptarë, të cilët kanë dominuar tregun britanik të kokainës vitet e fundit, por ka pasur edhe dëshmi të grupeve mafioze shqiptare dhe italiane që punojnë së bashku.

Pavarësisht se droga shkonte në një treg evropian dhe australian, Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës (DEA) luajti një rol qendror në çmontimin e sindikatës së krimit së bashku me policinë greke dhe doganat italiane.

Po ashtu bëhet e ditur se një burrë i cili besohet se është i lirë në Kolumni dhe është një objektiv kryesor për autoritetet amerikane, shkruan Abcnews.al.

41-vjeçari është raportuar të jetë në krye të një rrjeti të madh global të trafikut të kokainës , duke marrë sasi të mëdha të kokainës direkt nga burime në Kolumbi.

Sipas raportimeve droga u kontrabandua përmes porteve të Meksikës, Ekuadorit dhe Kosta Rikës, e fshehur brenda ngarkesave me banane, përpara se të shkonte në Evropë dhe Australi.