Vrau kamerierin që ia komplimentoi të dashurën, arrestohet shqiptari në Itali

Vrau kamerierin që ia komplimentoi të dashurën, arrestohet shqiptari në Itali

Kronika August 08, 2022 - 14:45

Një 33-vjeçar shqiptar që kishte qëlluar me armë drejt një kamerieri, pasi ky i fundit ia komplimentoi të dashurën, është arrestuar në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në qershor, jashtë një lokali në qendër të Anzios.

I arrestuari është një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i gjurmuar në Riccione, shkruajnë mediet italiane. Hetimet u kryen nga Karabinierët e Njësisë së Hetimit të grupit “Frascati” dhe “Compagnia di Anzio”, nën drejtimin e prokurorisë publike të Velleterit.

Shqiptari goditi kamerierin në kofshë rreth orës 03:30, më 19 qershor. Ai mbeti i plagosur, por episodi mund të kishte pasoja më të rënda, sipas hetuesve.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, i dyshuari nxori armën nga çanta dhe e qëlloi kamerierin pas komplimenteve që ky i fundit ia bëri të dashurës së tij.

Shqiptari akuzohet për tentativë vrasjeje. Ai u gjet i fshehur në një banesë ku jetonin disa bashkatdhetarë në zonën e rivierës Romagna. /abcnews.al