Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë, nuk ka të lënduar

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë, nuk ka të lënduar

Kronika October 04, 2022 - 23:30

Sonte rreth orës 20:00, në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë, janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri

Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku sipas tij si pasojë e të shtënave me armë zjarri nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci. /Zëri