Bastisje në Prizren, arrestohet një mashkull për posedim të narkotikëve
Foto: Ilustrim

Bastisje në Prizren, arrestohet një mashkull për posedim të narkotikëve

Kronika June 10, 2023 - 09:52

Një mashkull është arrestuar dje në Prizren, nën dyshimin se posedon substancë narkotike.

Policia këto dyshime i vërtetoi gjatë bastisjes së shtëpisë së dyshuarit, ku u gjetën e u sekuestruan 27 qese paketime me gjithsejtë 18.36 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë, 10 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një grinder - mulli për bluarjen e marihuanës, një pushkë ajrore me një kuti municion për të, një peshore digjitale, një DVR, një motoçikletë, një telefon celular dhe disa pajisje tjera si rollne najloni dhe alumini.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Zëri