Burri nga Mitrovica rrah gruan dhe ia vë flakën shtratit

Burri nga Mitrovica rrah gruan dhe ia vë flakën shtratit

Kronika June 10, 2023 - 10:00

Rastet e dhunës në familje janë një fenomen i shprehur në Kosovë, e një i tillë ka ndodhur edhe të premtën në Mitrovicë.

Një burrë atje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshje dhe sipas viktimës në shenjë revolte ai ia vënë flakën shtratit të dhomës së fjetjes.

PK-ja njofton se zjarri është lokalizuar, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri