Gjendet e vdekur një femër në Obiliq
Foto: Laura Hasani

Gjendet e vdekur një femër në Obiliq

Kronika March 29, 2024 - 08:57

Një femër është gjendur pa shenja jetë në Obiliq, ku më pas edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 17:40 në Obiliq dhe rasti në Polici është iniciuar “Hetim mbi vdekjen”, raporton Zeri.info.

“Obiliq / 28.03.2024 – 17:40. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës, femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri