Hajnat tentuan të vjedhin disa lopë në Podujevë

Hajnat tentuan të vjedhin disa lopë në Podujevë

Kronika April 14, 2024 - 09:28

Persona të panjohur kanë tentuar të vjedhin disa lopë në një stallë të Podujevës.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 02:20 në Majac të Podujevës, raporton Zeri.info.

"Majac, Podujevë / 13.04.2024 – 02:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se kishte dëgjuar një zhurmë të kafshëve e cila vinte nga stalla e bagëtive. Kur viktima kishte dal në oborr,  kishte vërejtur 3-4 persona të panjohur qe tentonin të vjedhin kafshët (lopët) nga stalla. Të dyshuarit kur kanë vërejtur viktimën kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe ishin larguar në drejtim të panjohur", thuhet në njoftimit e Policisë.

Po ashtu sipas njoftimit të PK-së thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi në pjesën e abdomenit kishte pësuar një lëndim sipas të cilit ishte shkaktuar nga arma e zjarrit.

"Në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri