Babai nga Vushtrria e raporton te zhdukur djalin e tij
foto: Ilustrim

Babai nga Vushtrria e raporton te zhdukur djalin e tij

Kronika April 14, 2024 - 09:39

Një i mitur është zhdukur në qytetin e Vushtrrisë prej dy ditësh dhe ende nuk dihet asgjë për vendondhjen e tij. Rastin në polici e ka paraqitur babai i të miturit gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të  Policië thuhet se i njëjti ka thënë se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia më datën 12 prill dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij, raporton Zeri.info.

“Ankuesi kosovar me 13.04.2024 ka raportuar se, djali i tij-i mitur, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri