Theren me thikë dy persona në Prishtinë, njëri shtetas i Shqipërisë

Theren me thikë dy persona në Prishtinë, njëri shtetas i Shqipërisë

Kronika April 16, 2024 - 08:57

Dy persona janë therur me thikë mbrëmë në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar të rastit, që kishin sulmuar me thikë dy persona, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri i Shqipërisë, transmeton Zeri.info.

“Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi kanë sulmuar me mjet të mprehtë - thikë dy viktimat, një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas të Shqipërisë. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri