Të shtëna me armë zjarri në rrugën Llapnasellë – Graqanicë, shoqërohen në stacion policor dy persona
Foto: Laura Hasani

Të shtëna me armë zjarri në rrugën Llapnasellë – Graqanicë, shoqërohen në stacion policor dy persona

Kronika April 16, 2024 - 17:55

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë marrë informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën Llapnasellë –Graqanicë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, teksa dy persona janë dërguar në stacion, të cilët dyshohen sipas saj, që janë përfshirë në rast.

“Rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë -Graqanicë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh Ahmeti.

“Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion dy persona të cilët dyshohet se  kanë qenë të përfshirë”.

Ajo thekson se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.