Pasi dhunohet e mitura në Gjilan dërgohet në strehimore, arrestohet i dyshuari

Pasi dhunohet e mitura në Gjilan dërgohet në strehimore, arrestohet i dyshuari

Kronika April 17, 2024 - 08:37

Një rast i dhunimit dyshohet se ka ndodhur në Gjilan.

Sipas Policisë, viktima e këtij rasti është një femër e mitur, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët dhe është dërguar në strehimore, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare - e mitur. Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri