Shoferit i gjendet lëndë narkotike në ndërruesin e shpejtësisë

Shoferit i gjendet lëndë narkotike në ndërruesin e shpejtësisë

Kronika April 22, 2024 - 11:50

Dogana e Kosovës gjatë kontrollit të një automjeti në Prishtinë kanë hasur në lëndë narkotike, përkatësisht marihuanë.

Përveç kësaj, në automjet janë gjetur edhe mall i kontrabanduar, raporton Zeri.info.

“Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës vazhdojnë të mbikëqyrin dhe të veprojnë në përputhje me ligjin, duke garantuar që territori i Kosovës të mbetet i sigurt dhe i lirë nga veprimtaria e paligjshme”, thuhet në njoftim.