Gjendet i vdekur një burrë në një shtëpi të pabanuar në Lipjan, Policia nis hetimet
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet i vdekur një burrë në një shtëpi të pabanuar në Lipjan, Policia nis hetimet

Kronika January 14, 2026 - 08:43

Mesditën e së martës është gjetur pa shenja jete një person në rrugën “Abdyl Frashëri” në Lipjan, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur i shtrirë pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar, e cila ishte afër shtëpisë së tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim mbi vdekjen

Rr. “Abdyl Frashëri”, Lipjan, 13.01.2026 – 11:45. Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri