Ky person po kërkohet nga Policia për vjedhje
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për vjedhje.
I njëjti dyshohet se më datën 08.01.2026, në një qendër tregtare në Malishevë, ka kryer veprën penale “Vjedhje” dhe pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.
“Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë dhe videoincizimin e bashkëngjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes: numrit emergjent 192, stacionit policor më të afërt, ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]”.
