Përfundon seanca në rastin e Liridona Ademajt, e radhës më 11 shkurt
Kronika
January 29, 2026 - 11:47
Gjyqi ndaj tre të akuzuarve, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të dyshuar për planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së Liridona Ademajt, ka përfunduar.
Pas dëgjimit të dëshmive të Naim Murselit, ka përfunduar edhe seanca e sotme.
Më pas gjykatësja Fatime Dermaku tha se meqenëse seanca ka qenë e planifikuar vetëm për sesionin e paradites dhe se prokurores i duhen dy orë për ta marrë në pyetje të akuzuarin, kjo seancë ndërpritet dhe do të vazhdojë më 11 shkurt 2026.