E zhdukur nga 16 janari, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Zoja Velijajt

E zhdukur nga 16 janari, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Zoja Velijajt

Kronika January 29, 2026 - 13:56

Njësitet policore të Lipjanit po vazhdojnë kërkimet për Zoja Velijajn, e lindur në vitin 1984, e cila u raportua e zhdukur më 16 janar 2026.

Që nga momenti i raportimit, Policia thotë se, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, ka ndërmarrë një varg veprimesh, duke përfshirë: intervistimin e personave që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e saj, kontrollin e hyrje-daljeve në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zonat që personi zakonisht frekuenton, si dhe analizimin e çdo informacioni të mundshëm që lidhet me të.

Edhe pse kërkimet janë në vazhdim, autoritetet policore bëjnë thirrje për ndihmë nga qytetarët. Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Zoja Velijajt mund të raportohet në numrin 192 ose në e-mail-in [email protected].

Policia falënderon paraprakisht të gjithë ata që kontribuojnë në këtë proces dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit qytetar për gjetjen e personit të zhdukur. /Zëri