Prokuroria në Mitrovicë interviston 43 kryesues për falsifikim votash
Foto: Laura Hasani

Prokuroria në Mitrovicë interviston 43 kryesues për falsifikim votash

Kronika February 01, 2026 - 10:14

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se janë intervistuar 43 persona kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Ata janë intervistuar nën dyshimin për manipulim të numërimit të votave në e 28 dhjetorit 2025 nëpër këto komuna, raporton Zeri.info.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe trajtimit të çdo rasti të dyshuar, me synimin e mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë. /Zëri