Theret me thikë një person në Fushë-Kosovë
Kronika
February 01, 2026 - 22:15
Një person është therur me thikë sonte në Fushë-Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën ‘Nëna Terezë’.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 20 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë-Kosovë”, deklaroi ajo për Klanin.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”.