Manipulimi me vota në Mitrovicë, dorëzohet kërkesa për paraburgimin e 10 prej kryesuesve
Kronika
February 01, 2026 - 22:30
Janë intervistuar shumica prej 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit në pesë komuna të rajonit të Mitrovicës, për manipulim votash në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se Prokuroria e Mitrovicës ka dorëzuar kërkesë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh, për 10 prej tyre.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se seanca dëgjimore pritet të mbahet nesër.