Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë - Podujevë, Policia jep detaje
Kronika
February 02, 2026 - 08:41
Një aksident ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë – Podujevë, në fshatin Shakovicë, ku janë përfshirë tri vetura.
Për pasojë, ura ishte bllokuar dhe qarkullimi u ndërpre përkohësisht, ndërsa autoritetet dolën në vendngjarje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
"Mbrëmë, rreth orës 21:00 në fshatin Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime", tha Ahmeti.
Ajo shtoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.
Kujtojmë se të dielën kjo rrugë ishte bllokuar si pasojë e ngricave të shkaktuara nga reshjet e borës.