Spitali i Pejës: Gruaja e aksidentuar në Loxhë ka mbërritur pa shenja jete, i lënduari tjetër jashtë rrezikut
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka konfirmuar se njëra nga viktimat e aksidentit të trafikut në fshatin Loxhë ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa personi tjetër i lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, në institucion sot janë sjellë dy persona si pasojë e aksidentit. “Njëri fatkeqësisht ka arritur pa shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shprehur gjithashtu ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, duke theksuar se ekipi mjekësor ka ofruar trajtimin e nevojshëm për të lënduarin tjetër, i cili po vazhdon trajtimin në kushte spitalore./Zëri