Arrestohet 69-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për tentim vrasje
Foto: Zëri / Ilustrim

Arrestohet 69-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për tentim vrasje

Kronika February 16, 2026 - 16:26

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar V.C (69-vjeçar), pasi po kërkohej si i dënuar me 2 vjet burgim për tentim vrasje.

“Gjatë ditës së sotme Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim. Personi V. C., 69 vjeç, ishte i dënuar me dy (2) vjet burgim për veprën penale ‘vrasje në tentativë’”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se pas arrestimit, i pandehuri është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor.