Bastisje në Zubin Potok, sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake [video]

Bastisje në Zubin Potok, sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake [video]

Kronika April 16, 2026 - 11:11

Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në gjashtë lokacione në Zubin Potok, ku ka sekuestruar armatim të llojeve të ndryshme, radiolidhje, granatë dore, uniforma ushtarake, si dhe 213 copë municion.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka njoftuar se provat e siguruara gjatë këtij operacioni dëshmojnë për përpjekje të vazhdueshme për veprimtari të kundërligjshme, me potencial për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin në vend.

Ai ka theksuar se do të reagojnë me vendosmëri ndaj çdo individi apo grupi që, përmes veprimeve kriminale, paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit.

Po ashtu, është ritheksuar se rendi, ligji dhe siguria në Kosovë mbeten prioritet institucional dhe çdo veprim që rrezikon këto parime do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa kompromis. /Zëri