Plagosje në pazarin e vjetër në Korçë, tre persona bëhen për spital

Plagosje në pazarin e vjetër në Korçë, tre persona bëhen për spital

Kronika April 24, 2026 - 10:14

Një plagosje me thikë ka ndodhur në pazarin e vjetër të Korçës, këtë mëngjes, raportojnë mediat në Shqipëri.

Të përfshirë në konflikt janë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër.

Motivi i incidentit nuk dihet akoma, por të tre personat aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës.

Njëri prej të plagosurve ka një plagë nga thika, ndërsa dy personat e tjerë kanë mbetur të lënduar nga karriget e përdorura gjatë sherrit.