Aksident me fatalitet në Tiranë, kamioni përplas 61-vjeçarin me motoçikletë
Kronika
April 24, 2026 - 11:44
Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku ka humbur jetën një 61-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, viktima me inicialet Y. D. po lëvizte me motoçikletë kur është përplasur nga një kamion. Përplasja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet e tij.
Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.